Detaje të reja nga shpërthimi te ‘Santea’ në Prishtinë

Kronika November 29, 2017 - 19:21

“Zeri.Info”, raportoi se rreth orës 17:00 të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në një banesë Lagjen Dardania në Prishtinë, apo siç njihet ndryshe “Santea”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka deklaruar për “Zeri.info”, se si pasojë e shpërthimit të orës së rrymës janë lënduar dy femra.

“Në ora 17:00 e kemi marrë informacionin se në një banesë në Bulevardin “Bill Cllinton” ka ndodhur një shpërthim zjarri. Si pasojë e kësaj janë lënduar dy femra të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti për “Zeri.info”, duke shtuar se Policia është duke u marrë me procedurat tjera të këtij rasti.