Shpërthim tek ‘Santea’ në Prishtinë, ka edhe të lënduar

Kronika November 29, 2017 - 18:34

Një shpërthim ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në një banesë tek ‘Santea’ në Prishtinë.

Lexues të “Zeri.info”, e kanë dërguar këtë video në adresë të redaksisë sonë ku kanë treguar se shkaktar i këtij shpërthimi ishte energjia elektrike.

Sipas këtij lexuesi ka të lënduar, por që sipas tij, lëndimet fatmirësisht janë lëndime të lehta.

Siç shihet edhe përmes videos, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.