Ramush Haradinaj rrit pagat për pozita në Qeveri

Ekonomia December 20, 2017 - 10:52

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të rriten pagat për disa pozita në Qeverinë e Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë ku është miratuar draft raporti për 100 ditët e punës.

Shefi i Qeverisë nuk ka përmendur se për cilat kategori do të rriten pagat, por ka shtuar se këtë e bënë për shkak që ka shpërputhje në paga.