Peci takohet me Sekretarin polak të Shtetit për Bujqësi, shqyrton mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Peci takohet me Sekretarin polak të Shtetit për Bujqësi, shqyrton mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Ekonomia May 07, 2024 - 23:44

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.