Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

Ekonomia May 07, 2024 - 11:12

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

Në njoftim thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.