Republika Srpska ndaloi Thaçin ta vizitonte Srebrenicën, por jo edhe Albin Kurtin

Aktuale July 11, 2016 - 18:46

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, sot mori pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vrarë së paku 8.327 boshnjakë.

Mirëpo, një vit më parë, në 20 vjetorin e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti aktual, Hashim Thaçi nuk u lejua të merrte pjesë në shënimin e këtij përvjetori.

Aso kohe, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi u pengua nga Republika Srpska, respektivisht nga presidenti i kësaj republike, Millorad Dodik, transmeton lajmi.net.

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, pati thënë atëherë Thaçi.

LEXO EDHE: Luzha thotë se Nuland ishte e qartë: Demarkacioni duhet të votohet patjetër

Por, siç shihet një bllokadë e tillë nuk ka vlejtur për Albin Kurti, i cili, sipas Vetëvendosjes, ishte i ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq. /Lajmi.net/