Luzha thotë se Nuland ishte e qartë: Demarkacioni duhet të votohet patjetër

Aktuale July 11, 2016 - 18:44

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, në Info Magazine të Klan Kosova, ka folur për mesazhet e ndihmës-sekretares amerikane, Victoria Nuland.

“Paaftësia e institucioneve për t’i zgjidhur problemet vet gjithmonë i bjen punët në këtë situatë. SHBA ka plan në objektiva të qarta, përkundër shteteve evropiane për të ndërhyrë në çështje te caktuara. Nuland njihet për ndërhyrjen e saj në Ukrainë, ku kanë qenë të përfshira edhe disa grupe ekstranaziste”, tha Luzha.

Sipas saj, SHBA-ve nuk iu intereson nëse ky proces do të ketë dëme. “Këtu kompromis nuk ka. Nuland nuk mund t’i takojnë liderët opozitar pasi e dinë që ata janë kundër”.

LEXO EDHE: Berisha: Gjermania kërkon komision për 500 metra territor, këta tanët i falin 8.300 hektar

“Mesazhi i Nuland është: ‘Mua s’më intereson kush është për e kush është kundër demarkacionit, duhet ta kryeni këtë punë’”.

Luzha tha se Murat Meha nuk ka provu asnjëherë që të ofrojë fakte në lidhje me demarkacionin.

“Tash puna është te integriteti i secilit deputet, jemi dyshimtarë se ata ndikohen ndaj presionit në lidhje me një çështje të caktuar. Ata do të duhet t’i përgjigjen votuesve të tyre, apo presionit që mund t’ju vijë për të votuar”, ka thënë Luzha.