Nis mbledhja e Kryesisë, ky është rendi i ditës

Aktuale May 14, 2018 - 11:27
Lexoni më shumë detaje

Para pak minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me ç’rast pritet të caktohet seanca e radhës, raporton zeri.info.

Në rend dite po ashtu janë edhe tri interpelanca të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave.

Në vijim mund ta gjeni të plotë rendin e ditës:

1.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

2.  Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:

1.      Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

2.      Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

3.      Votimi i Propozim-Rezolutës nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,

4.      Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,

5.      Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë,

6.      Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,

7.      Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

8.      Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

9.      Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

3.  Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,

Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,

Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,

Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,

Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,ë

Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.