Haradinaj: Nuk kemi zgjidhje për demarkacionin

Aktuale March 14, 2018 - 10:47
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e ka harrur përmbajtjen e raportit 100 ditor sepse e ka dërguar që nja 100 ditë në Qeveri raporton “Zëri.info”.

“E kam harruar përmbajtën e raportit tim 100 ditor, sepse e kam dorëzuar atë qe 100 ditë në Qeveri. Po mundohem të i mbaj mend këto 88 ditë që janë me rëndësi”, tha ai duke iu drejtuar opozitës.

Po ashtu ai e pranoi që ende koalicioni qeverisës nuk ka ndonjë zgjidhje për Demarkacionin,. Pasi që siç tha ai një marrëveshje të tillë nuk ka pasur as kur është krijuar ky koalicion.

“Demarkacioni e ka rëndu Kosovën e e rëndon edhe sot, vërtet që Qeveria aq sa ka pasur mundësi ka ndihmuar që kjo temë të marr epilogun e duhur. Një komision i ri, një marrëveshje mes dy presidentëve një materie e arsyeshme para jush. Ne në koalicion nuk kemi pasur një marrëveshje për një temë të tillë sepse nuk një pjesë e jona nuk kanë qenë pro kësaj çështjeje”, tha Haradinaj.

Gjithashtu ai ka thënë se ende nuk kemi një zgjidhje për demarkacionin./ZERI