Haradinaj: Do gjejmë zgjidhje për temat që na presin

Aktuale February 18, 2018 - 15:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Pritjen Shtetërore me rastin e jubileut të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se çështjet e mëdha po kërkojnë zgjidhje në Kosovë dhe se do gjendet zgjidhje për çdo problem.

Haradinaj më tej ka thënë se Kosova po troket në derën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan zeri.info.

“Vendimet e drejta e të mëdha po kërkojnë implementim. Implementimi është suksesi i gjithë neve. Do të jemi të kujdesshëm e të vendosur q të implementojmë të arriturat tona, vendimet e marrura. Dhe njëkohësisht të dimë me gjetë zgjidhje për të gjitha temat që na presin. Duke uruar përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës, uroj qytetarët e Kosovës, uroj Bashkimin Evropian për anëtarin e ri që po troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin e ri që po i troket në derë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj. /Zëri