Konjufca: Po e shohin stuhinë e Gjykatës Speciale, janë në gjendje ta kallin Kosovën

Aktuale November 23, 2017 - 10:49


Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjuca, duke komentuar lëshimin e sallës nga PAN (pas akuzave ndaj EULEX-it, ka thënë se PDK tash po bën ftesë për të dalë kundër EULEX-it dhe Gjykatës Speciale. 

"Tash po na ftojnë qe të dalim kundër Eulex dhe gjykatës speciale. Tash është ajo qe po i prin valles kundër gjykatës", ka thënë ai, duke shtuar se ishin pikërisht këta që ishin pro kësaj gjykate dhe kundërshtonin mendimin e opozitës kundër saj. 

Konjufca më tej, ka thënë se ata nuk janë parimorë, përkundrazi sipas tij, e kanë personale dhe individuale. 

Ndërkohë, ka thënë se PDK është në gjendje ta kallë terë Kosovën që të fitojë kauza e tyre.

"Po e shohin stuhinë e gjykatës speciale, janë në gjendje ta kallin krejt Kosovën vetëm që të ngadhënjejë kauza e tyre", ka shtuar ai./Zeri