Vitia: Në qershor hapet konkursi për 80 specialistë e rreth 200 infermierë
Foto: Laura Hasani

Vitia: Në qershor hapet konkursi për 80 specialistë e rreth 200 infermierë

Aktuale May 08, 2024 - 13:37

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se investimet në QKUK e spitale të përgjithshme po kryhen me intensitet të shtuar dhe se investimet po bëhen edhe në shërbime të reja.

 

Ministri Vitia ka thënë se deri në muajin qershor do të hapet konkursi për punësimin e mbi 300 profesionistëve shëndetësorë.

Në mesin e tyre do të jenë 80 specialistë e rreth 200 infermierë.

Image

 

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacientë. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marrë në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publik. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK-së në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësorë. Do të punësohen rreth 80 specialistë, dikund rreth 200 infermierë që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka thënë ai.

Image