Kryeministri Mustafa uron besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve

Aktuale April 15, 2017 - 17:57

 

Për festën e Pashkëve ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë edhe Kryeministri Isa Mustafa. Me këtë festë, kryeministri Mustafa ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët kremtojnë këtë festë.

“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të larta njerëzore. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e Mustafës.