Reuters: Ambasada turke i bën presion Qeverisë së Kosovës ta dënojë me burg Berat Buzhalën (Dokument)

Aktuale July 26, 2016 - 13:34

Më 20 korrik, Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar letër Ministrisë së Jashtme duke i bërë presion që të marrë vendime për komentet e gazetarëve

Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters.

"I ftoj qytetarët e Kosovës që po pushojnë në Turqi gjatë pushimit t'i bashkohen ushtrisë". 

Ky koment është bërë me shenjat emoticon, gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.

"Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut", ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij. 

Image

Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë.

Buzhala ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook.

Tutje, agjencia nderkombtare, potencon se Berat Buzhala është në krye të portalit të lajmeve gazetaexpress.com i cili është portali më i madh në Kosovë me më shumë se 1 milion vizita në ditë, dhe i cili gjithashtu ka kritikuar për kosovarët që iu bashkuan luftës së xhihadit krah Shtëtit Islamik në Siri dhe Irak. /GazetaExpress/. 

Image