Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Aktuale May 09, 2024 - 21:05

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka folur për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës. Mickoski tha se koalicioni duhet të jetë në frymën e partneritetit, e jo me ultimatume

Ai kërkoi që “aq sa e respekton VLEN-in për 170 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë partinë e tij për 437 mijë votat e marra”.

“Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë. Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 170 mijë votat e fituara, pres që ata për 437 mijë t’i respektojnë edhe votuesit tanë. Gjegjësisht, nëse ne i respektojnë votuesit e tyre, pjesa dërmuese shqiptarë, pres që edhe ata t’i respektojnë pjesën dërmuese të votuesve tanë, maqedonasit. Nuk do të doja të vijmë në një situatë ku do të bisedojmë bazuar në ultimatume. Kjo nuk është mirë. Kjo është e gabuar. Në partneritet duhet të ketë dialog, dialog konstruktiv dhe dialogu të bazohet në argumente”.

“Askush nuk është kundër ardhmërisë evropiane, unë jam i pari që dëshiron Maqedonia të jetë në Bashkimin Evropian, por nuk mund ta pranojë argumentin se kjo është në tryezë – ose merre, ose lëre. Ky është ultimatum dhe nuk ka lidhje me vlerat evropiane. Unë s’kam marrë pjesë, por as VMRO-ja s’ka marrë pjesë në dakordimin e atij ultimatumi dhe aq më tepër – u jemi ofruar të jemi pjesë e atij procesi, por na kanë refuzuar. Nuk mundet OBRM-PDUKM-ja t’i paguajë gabimet e disa politikanëve jo të mençur”, tha Mickoski.