Numërimi i 4% të votave të kandidatëve për deputetë, në LDK prin Osmani pasuar nga Abdixhiku, Kica-Xhelili
Foto: Laura Hasani

Numërimi i 4% të votave të kandidatëve për deputetë, në LDK prin Osmani pasuar nga Abdixhiku, Kica-Xhelili

Zgjedhjet 2026 June 08, 2026 - 19:55

Ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë edhe në listën e LDK-së.

Kur janë numëruar pak më shumë se 4%, listës i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.

Në top dhjetëshe gjendet edhe Ermal Sadiku e Janina Ymeri.