Qytetari e shqyen fletëvotimin në shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në stacionin policor
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 11:27
Një incident është shënuar gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemali”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një qytetar ka shqyer fletëvotimin, pasi e ka marrë atë për të votuar.
Pas incidentit, personi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në stacionin policor për procedura të mëtejshme. /eo