Çitaku: PDK-ja rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues, pavarësisht një gare të pabarabartë
Foto: Laura Hasani

Çitaku: PDK-ja rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues, pavarësisht një gare të pabarabartë

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 22:08

Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka mbajtur një konferencë për media pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku ka vlerësuar se procesi zgjedhor është zhvilluar në kushte të pabarabarta.

Sipas saj, partia në pushtet ka ndikuar në garë përmes, siç tha ajo, “blerjes masive të votës” dhe presioneve ndaj punonjësve të sektorit publik.

“Gara ishte e pabarabartë dhe sikur të mos bënte blerje masive të votës, përmes qindra miliona eurove të shpërndara, kërcënime ndaj punonjësve shtetëror, ky njeri do të shpresonte fiasko më të thellë politike. Përkundër kësaj gare të pabarabartë, PDK e rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues, me përqindje dhe numër të deputetëve”, deklaroi Çitaku.

Ajo theksoi se rezultatet e arritura nga PDK-ja dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve për këtë subjekt politik, pavarësisht sfidave që, sipas saj, e kanë shoqëruar procesin zgjedhor.