Gjini u bën thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të mbrojnë votën
Foto: Facebook

Gjini u bën thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të mbrojnë votën

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 20:25

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit dhe fillimit të numërimit të votave, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gjinim u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të ruajnë dhe të mbrojnë votën e qytetarëve e të mos përsëriten gabimet e të kaluarës.

“Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet”, ka shkruar Gjini ndër të tjerash, përcjell tutje “Zëri”.

Reagimi i plotë i Gjinit, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj.

Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.

Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet.

Faleminderit të gjithëve!

Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë. /Zëri