Ekipi i një televizioni pengohet të raportojë nga vendvotimi me kusht në Zveçan

Ekipi i një televizioni pengohet të raportojë nga vendvotimi me kusht në Zveçan

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 15:02

Ekipi i televizionit Dukagjini është penguar të raportojë nga qendra e vendvotimit me kusht në objektin e Komunës së Zveçanit.

Gazetarja u shpreh se nuk janë lejuar në asnjë mënyrë që të raportojnë a të marrin pamje.

Ajo u shpreh se as policët që janë nga komuniteti serbë nuk i kanë lejuar të hyjnë.

“Po lajmërohem nga Zveçani, pikërisht pranë objektit të Komunës që është kthyer në një qendër të votimit me kusht. Mirëpo, ajo që ndodhi është se fillimisht hymë brenda bashkë me kameramanin për të pyetur nëse menaxheri i qendrës na jep informacione se si ka shkuar procesi zgjedhor. Në fillim askush nuk na pengoi, por më pas dolën edhe pjesëtarë të policisë që i takojnë komunitetit serb dhe na thanë se gazetarët nuk kanë të drejtë të hyjnë në raportojnë por hyrja u lejohet vetëm atyre që votojnë me kusht të hyjnë brenda. Këtë informacion ata thënë se e morën nga Stacioni Policor në Zveçan, ku u është thënë se nuk guxon të hyjë askush nga gazetarët, pos atyre që votojnë dhe janë punonjës të Komunës”, u shpreh gazetarja.