LDK-ja të premten mbyll fushatën në Prishtinë, Abdixhiku: Kosova është gati për ndryshim
Zgjedhjet 2026
June 02, 2026 - 14:06
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e madh përmbyllës të fushatës, që do të mbahet të premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai ka thënë se kjo ngjarje do të jetë një natë bashkimi, shprese dhe mesazhi të fortë për ndryshim në Kosovë.
“Të premten, të gjitha rrugët shpijnë te sheshi ‘Skënderbeu’. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë! Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Kosova është gati për ndryshim”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet, miqtë dhe të afërmit, duke theksuar se ky tubim do të përmbyllë fushatën “ashtu siç është nisur – së bashku”.