Partitë politike vazhdojnë fushatën me tubime në disa qytete të Kosovës
Partitë politike do të vazhdojnë sot aktivitetet e tyre elektorale me tubime dhe takime me qytetarët në disa komuna të Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim zgjedhor në Fushë-Kosovë duke filluar nga ora 16:30, ndërsa në orën 19:00 do të organizojë një tjetër tubim në Gjakovë, në Parkun e Qytetit.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetet e saj në tri qytete. Tubimi i parë do të mbahet në Mitrovicë në orën 17:00, pasuar nga takimi me qytetarët në Istog në orën 18:30, ndërsa aktivitetet e ditës do të përmbyllen me një tubim në Prishtinë në orën 20:30.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paraparë tri tubime zgjedhore gjatë ditës së sotme. Fillimisht, në orën 17:00 do të qëndrojë në Viti, më pas në Gjilan në orën 18:30 dhe në fund në Kamenicë në orën 20:00.
Ndërkohë, Aleanca do të mbajë tubim elektoral në Prizren, me fillim nga ora 20:00.