Rinumërohen 80 për qind e votave
Zgjedhjet 2025
January 28, 2026 - 08:00
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim që të rinumërohen.
Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime.
Ndërkohë, të martën, KQZ-ja kishte bërë të ditur se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.
