Rinumërohen mbi 80% e vendvotimeve, 30 komuna përmbyllin procesin
Zgjedhjet 2025
January 28, 2026 - 10:37
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 28 janar 2026, në ora 10:00, janë rinumëruar mbi 80 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,061 nga gjithsej 2,557.
Ndërkohë, procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 30 komuna të vendit.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare të rezultateve, në adresën resultsparliamentary2025.kqz-ks.org, në seksionin QNR > Rinumërim, menjëherë pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim./Zëri
