Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve, 34 komuna përmbyllin procesin
Zgjedhjet 2025
January 29, 2026 - 12:47
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Nga fillimi i këtij procesi, e martë, 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të enjten, 29 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar rreth 88% e vendvotimeve, përkatësisht 2.245, nga gjithsej 2.557 vendvotime.
Ndërkohë, 34 komuna kanë përmbyllur tërësisht procesin e rinumërimit.
Rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare të KQZ-së. - KETU