Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Zgjedhjet 2025
January 27, 2026 - 07:53
Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit.
Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në mëngjesin e së martës janë rinumëruar 1.887 vendvotime, që përbëjnë 73.80% të totalit prej 2.557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim.
Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 25 komuna.
Nga KQZ-ja është bërë e ditur se puna po vazhdon me kapacitete të plota, me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të rinumërimit të vendvotimeve të mbetura.
