Abdixhiku: LDK-ja do të investojë 1.5 miliard euro në projekte infrastrukturore për Prishtinën

Abdixhiku: LDK-ja do të investojë 1.5 miliard euro në projekte infrastrukturore për Prishtinën

Zgjedhjet 2025 February 04, 2025 - 20:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Degën e III në Prishtinë.

Tubimet e tilla, Abdixhiku i konsideron si fitore për Republikën, teksa përmendi prpjektet që i ka nënshkruar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në total, tha se do të investohen rreth 1.5 miliard euro.

“Është fitore për Republikën dhe pëe të nisur një epokë të popullit tonë. Kjo energji kaq e madhe anë e mbanë Kosovës është dëshmi se ndryshimi do të jetë më 9 shkurt.

“Përballë nesh kemi frymën populiste që për katër vite kemi parë izolim, që për katër vite kemi parë vetëm përçarje dhe e themi se LDK do ta bëjë vendin siç e kemi ëndërruar ndonjëherë. Gjatë kësaj fushate, së bashku me kryetarin Përparim Rama nënshkruam zotimet me 1.5 miliard euro për Kryeqytetin. Nuk ka program tjetër që ofron 1.5 miliard euro për Prishtinën dhw këto invesfime do të blhen në projekte infrastrukturore. Që në muajin e parë do ta japim garanicën kreditore për dhënien e kredisë për nënshkrimin e kredisë prej 250 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Qytetit”, u shpreh Abdixhiku.

“250 milionë euro do të ndahen për arsimin tërëditor. Mbi 120 milionë euro për qendrën sportive në Bërnicë. 120 milionë euro vetëm për sport, vetëm në Proshtinë. 150M2 për Spitalin e ri me 500 milionë euro kostoja e ndërtimit të saj, mw klinika të reja”, deklaroi Abdixhiku./EO