Abdixhiku takon ambasadorin Rohde: E njoftova për projektet që do të nisim si qeveri pas 9 shkurtit

Abdixhiku takon ambasadorin Rohde: E njoftova për projektet që do të nisim si qeveri pas 9 shkurtit

Zgjedhjet 2025 February 04, 2025 - 16:08

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur si mysafir në selinë qendrore ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Ai njoftoi se me të biseduan për ecurinë e fushatës elektorale, raporton Zeri.info.

Abdixhiku falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës, teksa e ka njoftuar edhe për projektet kryesore që ka synim t’i bëjë nëse hyn në pushtet.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën!

E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit.

Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, shkroi kreu i LDK-së në një postim në Facebook. /Zëri