Abdixhiku rrugës për në Pejë: LDK-ja mblidhet për ringritjen e madhe të djathtë

Abdixhiku rrugës për në Pejë: LDK-ja mblidhet për ringritjen e madhe të djathtë

Zgjedhjet 2025 January 26, 2025 - 15:29

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook, për të paralajmëruar tubimin në Pejë.

Në video bashkë me gruan e tij, Abdixhiku ka thënë se tubimi fillon në ora 18:00.

“Takohemi në sallën Karagaç, kemi një tubim të madh elektoral. Aty LDK-ja mblidhet mblidhet për ringritjen e madhe kombëtare të djathtë”, shprehet Abdixhiku.