Krasniqi: Po, me Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit
Zgjedhjet 2025
January 26, 2025 - 14:45
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me Bedri Hamzën kryeministër pagat do të rriten për 50%.
Krasniqi shpërndau në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook një video ku Hamza tregon për këtë pjesë nga programi i PDK-së.
“Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit të tij. 50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që marrin paga pëmes buxhetit të Kosovës. #PDK131”, shkroi ai.