Courtoisi rinovon me Real Madridin deri në vitin 2028
Real Madrid ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Thibaut Courtois.
Portieri belg ka nënshkruar marrëveshjen e re që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri më 30 qershor 2028.
Courtoisi, i cili iu bashkua madrilenëve në vitin 2018, do të vazhdojë të jetë një prej figurave kryesore të skuadrës.
Në nëntë sezone me fanellën e Realit, ai ka regjistruar 348 paraqitje dhe ka fituar 14 trofe.
Në këtë periudhë, belgu ka triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve, tri herë në La Ligë dhe ka fituar edhe Kupën e Mbretit, tre Botërorë për Klube dhe trofe të tjerë.
Me këtë rinovim, Reali siguron vazhdimësinë e një prej portierëve më të mirë në botë, i cili ishte vendimtar edhe në triumfin evropian të vitit 2022, kur u shpall lojtari më i mirë i finales së Championsit në Paris. /Zëri