Klopp i mahnitur nga Brajan Gruda: “Çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm!”
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka shprehur admirimin e tij për Brajan Grudën, pas debutimit fantastik të futbollistit të RB Leipzigut me fanellën e Kombëtares gjermane.
22-vjeçari shënoi një gol spektakolar në fitoren 3:1 ndaj Serbisë, duke përshkuar një distancë të madhe me topin dhe duke kaluar disa kundërshtarë para se të realizonte.
Ishte paraqitja e tij e parë me Gjermaninë dhe menjëherë arriti të lërë gjurmë.
“Çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm! Ajo që tregoi Brajan ishte vetë Brajan Gruda. Nuk do të bëj kurrë gabimin t'ia ndaloj driblimet. Në fazën ofensive ishte fantastik, madje edhe mua më pëlqeu ta shikoja”, deklaroi Klopp.
Trajneri gjerman e vlerësoi talentin dhe guximin e tij, por theksoi se Gruda duhet të bëhet më i gjithanshëm në lojë dhe të dijë edhe kur të pasojë apo të harkojë, në vend që të kërkojë gjithmonë driblimin. /Zëri