Jesus: Nuk është përgjegjësia ime ta nderoj Ronaldon, kritikat do t'i mbaj mbi vete
Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka reaguar sërish për pensionimin e Cristiano Ronaldos nga Kombëtarja, duke theksuar se nuk ndihet përgjegjës për vendimin e yllit portugez.
Jesus ka bërë të ditur se kishte planifikuar ta ftonte Ronaldon për ndeshjet e nëntorit dhe se nuk ishte në dijeni të vendimit të tij për t'u larguar nga përfaqësuesja.
Ai insistoi se nuk ndien faj për këtë situatë dhe se të gjitha vendimet e tij janë marrë në interes të skuadrës.
“Nuk ndihem fajtor për largimin e tij. E respektoj vendimin dhe historia e tij nuk mund të injorohet. Ai do të mbetet gjithmonë një simbol”, është shprehur Jesus.
Portugezi ka shtuar se emri i tij do të mbetet i lidhur me largimin e Ronaldos nga Kombëtarja, por se kjo nuk e ndryshon mënyrën se si e sheh përgjegjësinë e tij si trajner.
Ronaldo e përfundoi karrierën ndërkombëtare me 234 paraqitje dhe 146 gola, rekorde historike për futbollin e meshkujve. /Zëri