Messi e kthen Inter Miamin në atraksion, MLS regjistron rritje prej 93 për qind të audiencës

Messi e kthen Inter Miamin në atraksion, MLS regjistron rritje prej 93 për qind të audiencës

Sport November 11, 2026 - 23:42

Prania e Lionel Messit në futbollin amerikan po vazhdon të japë rezultate të jashtëzakonshme.

Inter Miami është shndërruar në një prej atraksioneve kryesore të MLS-së, ndërsa kampionati ka regjistruar rekorde të reja në sezonin e rregullt 2026.

Audienca e ndeshjeve ka arritur mesatarisht në 7.2 milionë shikues në javë, një rritje prej 93 për qind në krahasim me vitin 2025.

Edhe stadiumet kanë qenë të mbushura, me më shumë se 11.2 milionë tifozë gjatë sezonit të rregullt.

Shifrat e Inter Miamit janë mbresëlënëse. Skuadra e udhëhequr nga Messi ishte pjesë e tetë prej dhjetë ndeshjeve me numrin më të madh të spektatorëve.

Takimi kundër Colorado Rapids u ndoq nga 75.824 persona, duke u bërë ndeshja e dytë me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e MLS-së.

Rritja është vërejtur edhe në hapësirën digjitale. Liga dhe klubet kanë regjistruar 19.1 miliardë shfaqje në rrjetet sociale, 838 milionë ndërveprime dhe gjithsej 123.5 milionë ndjekës.

Një tjetër tregues se ndikimi i Messit po ndihmon në zgjerimin e futbollit amerikan. /Zëri