Mourinho e ndryshon Real Madridin, lojtarët i nënshtrohen autoritetit të portugezit
Jose Mourinho po dëshmon se rikthimi i tij në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të madh në dhomat e zhveshjes.
Trajneri portugez ka vendosur standarde të larta dhe ka arritur të krijojë një grup më të bashkuar, me disiplinë dhe përgjegjësi të qartë për secilin lojtar.
Rasti i Federico Valverdes është një dëshmi e këtij ndryshimi. Uruguaiani tashmë është i gatshëm të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Vinicius Junior ka pranuar të zëvendësohet në disa ndeshje pa reagime negative.
Mourinho ka fituar autoritetin përmes vendimeve të tij dhe mënyrës se si i menaxhon yjet e skuadrës.
Cucurella, duke folur për përvojën me trajnerin portugez, ka zbuluar sekretin e komunikimit të tij: “Është shumë i afërt, di të flasë me lojtarët dhe të bëjë shaka. Nuk ka nevojë për biseda të gjata, sepse për pesë minuta ta tregon atë që duhet të dish”.
Një tjetër cilësi e Mourinhos është aftësia për ta trajtuar secilin lojtar në mënyrë të veçantë.
Kjo ka ndihmuar që futbollistët e Real Madridit ta përqafojnë filozofinë e tij, ndërsa skuadra ka regjistruar tetë fitore radhazi para ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve. /Zëri