Pas duelit të fituar me Yamalin në El Clasico, Cucurella: Le të flasë fusha, jo unë

Pas duelit të fituar me Yamalin në El Clasico, Cucurella: Le të flasë fusha, jo unë

Sport November 10, 2026 - 08:55

Marc Cucurella nuk ka dashur të krijojë polemika pas përballjes me Lamine Yamalin, të cilin arriti ta ndalte në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi i Realit iu përgjigj me qetësi deklaratave të mëparshme të talentit katalonjas, i cili kishte paralajmëruar se do ta dominonte në El Clasico.

“Nuk më pëlqen të flas ose të mburrem. Preferoj të qëndroj i qetë dhe të bëj punën time. Më doli një ndeshje e mirë dhe me siguri do të luajmë edhe shumë herë kundër njëri-tjetrit”, deklaroi Cucurella.

Ai shtoi se në përballjet e ardhshme mund t'i takojë edhe atij të vuajë, duke lënë të kuptohet se rivaliteti me Yamalin nuk përfundon me një ndeshje. /Zëri