Prishtina triumfon në Vushtrri dhe shkëputet në krye të tabelës

Prishtina triumfon në Vushtrri dhe shkëputet në krye të tabelës

Sport November 08, 2026 - 15:00

Prishtina ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Vushtrria, duke triumfuar me rezultat 1:2 në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Me këtë fitore, kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 32 pikëve dhe vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Vushtrria nuk arrin të nxjerrë rezultat pozitiv dhe vazhdon të mbetet në fund të renditjes, me vetëm tri pikë të grumbulluara pas 13 xhirove.