Mbappe e mposht Yamalin, ylli i Real Madridit shpallet lojtari i muajit në La Liga

Mbappe e mposht Yamalin, ylli i Real Madridit shpallet lojtari i muajit në La Liga

Sport November 09, 2026 - 19:35

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor në La Liga, duke triumfuar ndaj Lamine Yamalit në garën për këtë vlerësim individual.

Sulmuesi francez i Real Madridit doli fitues përballë një liste prej pesë kandidatëve, ku përfshihej edhe ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, si dhe Gonçalo Guedes, Alejandro Grimaldo dhe Matías Dituro.

Mbappe pati një muaj fantastik, duke realizuar katër gola në tri ndeshje kampionale.

Ai shënoi nga dy herë kundër Sevillas dhe Barcelonës, përfshirë edhe golat në fitoren 2:1 në El Clasico.

Ndërkohë, Yamal regjistroi një gol dhe dy asistime në tri paraqitje gjatë tetorit.

Megjithatë, këtë herë çmimi shkoi në duart e francezit, i cili merr një tjetër vlerësim individual në fanellën e Real Madridit. /Zëri