Sensacion në FIFPRO: Kane jashtë, Messi dhe Yamal në formacionin e vitit

Sensacion në FIFPRO: Kane jashtë, Messi dhe Yamal në formacionin e vitit

Sport November 09, 2026 - 18:31

Mungesa e Harry Kane nga formacioni më i mirë i vitit i FIFPRO-s ka ngjallur diskutime, pasi sulmuesi anglez nuk është përfshirë në mesin e futbollistëve të përzgjedhur, pavarësisht paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Sulmuesi i Bayern Munichut, i cili është fituesi aktual i Topit të Artë për vitin 2026, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme nga kolegët e tij për të siguruar një vend në formacion.

Image

Në repartin ofensiv u përzgjodhën Erling Haaland, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Lamine Yamal.

Messi rikthehet në formacionin më të mirë për herë të parë që nga viti 2023, duke e çuar në 18 numrin rekord të paraqitjeve.

Ndërkohë, Yamal bëhet futbollisti i parë që përzgjidhet dy herë në FIFPRO World 11 pa i mbushur ende 20 vjet.

Formacioni u përzgjodh nga 19.806 futbollistë profesionistë nga 73 shtete, bazuar në paraqitjet gjatë periudhës 4 gusht 2025 – 19 korrik 2026. /Zëri