Granit Xhaka mungon në grumbullimin e Zvicrës shkaku i lëndimit

Granit Xhaka mungon në grumbullimin e Zvicrës shkaku i lëndimit

Sport November 09, 2026 - 16:10

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Zvicrës për shkak të një lëndimi në pulpën e këmbës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Federata e Futbollit të Zvicrës, ku konfirmohet se mesfushori shqiptar do të mungojë në këtë grumbullim për shkak të problemit fizik.

“Helvetikët” do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Skocisë gjatë muajit nëntor.