Barcelona me ndryshime në formacion, De Jong dhe Eric Garcia në stol

Barcelona me ndryshime në formacion, De Jong dhe Eric Garcia në stol

Sport November 08, 2026 - 19:55

Hansi Flick ka vendosur të mos e nisë nga minuta e parë me Frenkie de Jong dhe Eric Garcia në përballjen ndaj Atletico Madridit, në stadiumin “Metropolitano”.

Trajneri gjerman ka bërë vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas. Në vend të të lënduarit Rodri do të luajë Marc Bernal, ndërsa Brian Fariñas do të vazhdojë të jetë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Barcelona pritet ta nisë ndeshjen me këtë formacion: Joan Garcia, Fariñas, Cubarsi, Gerard Martin, Cancelo, Bernal, Pedri, Fermin Lopez, Lamine Yamal, Raphinha dhe Gordon.

Në bankën rezervë do të jenë edhe De Jong e Eric Garcia, së bashku me Gavi, Balde, Christensen, Gabriel Jesus dhe Adeyemi. Ndërkohë, Barcelona nuk mund të llogarisë në Espart, Kounde, Dani Olmo dhe Roony, të cilët mungojnë për shkak të lëndimeve. /Zëri