Një pengesë e papritur për Real Madridin në transferimin e parë të dimrit
Sport
November 07, 2026 - 19:04
Real Madridi mund të përballet me vështirësi në realizimin e objektivit të parë për afatin kalimtar të janarit.
Klubi madrilen po shqyrton mundësitë për të përforcuar skuadrën e Jose Mourinhos, por një pengesë po e komplikon planin e drejtuesve.
Situata lidhet me politikën e klubit në merkaton dimërore, pasi Real Madridi tradicionalisht nuk preferon të bëjë investime të mëdha në mes të sezonit.
Drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka potencialin për të luftuar për trofe, ndërsa çdo lëvizje do të varet nga nevojat dhe kërkesat e trajnerit. /Zëri