Nga transferimi i dështuar te përballja si rival, Julián Álvarez e sfidon nesër Barcelonën

Nga transferimi i dështuar te përballja si rival, Julián Álvarez e sfidon nesër Barcelonën

Sport November 07, 2026 - 13:48

Julián Álvarez do të jetë një nga protagonistët e duelit mes Atlético Madridit dhe Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas ishte një nga objektivat kryesorë të katalunasve gjatë verës, por transferimi i tij në Camp Nou nuk u realizua dhe tashmë ai do të përballet me skuadrën e Hansi Flickut si kundërshtar.

Trajneri gjerman e vlerëson shumë cilësinë e sulmuesit, i cili po vazhdon karrierën te Atlético Madrid nën drejtimin e Diego Simeones.

Për Barcelonën, kjo përballje do të jetë një tjetër mundësi për të parë nga afër një futbollist që e dëshironte në skuadër, por që përfundoi duke mbetur në Madrid. /Zëri