Tensione te Dortmundi, ngecin negociatat për rinovimin e Antonit
Sport
November 04, 2026 - 16:30
Borussia Dortmundi po përballet me vështirësi të papritura në negociatat për rinovimin e kontratës së Waldemar Antonit.
Sipas revistës “Sport Bild”, mbrojtësi gjerman e ka vlerësuar si të pamjaftueshme ofertën e parë financiare të klubit, duke bërë që bisedimet të ndërpriten përkohësisht. Antoni, i cili ka zhvilluar 14 ndeshje këtë sezon, nuk ndihet i vlerësuar nga propozimi i drejtuesve dhe përfaqësuesit e tij tashmë kanë paraqitur një kundërofertë.
Kontrata e 30-vjeçarit me Dortmundin skadon në qershor të vitit 2028, por palët aktualisht janë larg marrëveshjes. Drejtuesit e klubit pritet të rikthehen në negociata gjatë javëve të ardhshme, në përpjekje për të siguruar vazhdimësinë e një prej lojtarëve kryesorë të mbrojtjes.