Yamali e lë pas Mbappen, vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Yamali e lë pas Mbappen, vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Sport November 04, 2026 - 09:12

Lamine Yamal është bërë adoleshenti me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë pas Kylian Mbappen.

Sulmuesi i Barcelonës arriti në kuotën e 14 golave në këtë kompeticion, pas realizimit në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas.

Me këtë rast ai theu rekordin e Mbappes, i cili kishte shënuar 13 gola në Ligën e Kampionëve para moshës 20-vjeçare.

Yamali realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e skuadrës angleze.

Në moshën 19-vjeçare, talenti spanjoll ka regjistruar këtë arritje në 37 paraqitje dhe mund ta thellojë edhe më shumë rekordin deri në korrik të vitit 2027, kur mbush 20 vjet. /Zëri