Frikë për dëmtimin e Rodrit, Barcelona rrezikon ta humbasë për duelin me Atleticon

Frikë për dëmtimin e Rodrit, Barcelona rrezikon ta humbasë për duelin me Atleticon

Sport November 04, 2026 - 08:21

Fitorja 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve nuk ishte vetëm lajm i mirë për Barcelonën.

Katalonjasit dolën nga kjo ndeshje me shqetësime për gjendjen fizike të Rodrit, i cili nuk mundi ta vazhdonte takimin pas pjesës së parë.

Mesfushori u zëvendësua nga Marc Bernal, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Hansi Flick konfirmoi se lojtari kishte ndier dhimbje muskulore.

“Ka ndier disa shqetësime muskulore. Duhet të presim deri nesër për të parë më shumë”, tha Flick, duke lënë të paqartë kohën e rikuperimit të tij.

Sipas raportimeve fillestare, shqetësimi është në pulpën e këmbës së djathtë.

Barcelona do t'i nënshtrojë lojtarin ekzaminimeve për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Mungesa e mundshme e Rodrit do të ishte goditje për Barcelonën para ndeshjes të së dielës ndaj Atletico Madridit, një duel ku katalonjasit mbrojnë epërsinë prej dy pikësh në krye të La Ligës. /Zëri