Kane pranë një rekordi historik të Ronaldos, Atletico pengesa e radhës
Harry Kane mund të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e së martës kundër Atletico Madridit.
Ylli i Bayern Munichut ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi të këtij kompeticioni dhe tani synon ta barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili kishte realizuar në 11 takime radhazi me Real Madridin në periudhën 2017-2018.
Deri më tani, portugezi është i vetmi futbollist që ka arritur një seri të tillë në historinë e garës. Kane ka mundësinë të bëhet i dyti, nëse gjen rrugën drejt rrjetës në Madrid.
Anglezi po zhvillon një periudhë fantastike në Evropë. Prej ardhjes te Bayerni në vitin 2023, ai ka realizuar 37 gola në 41 ndeshje të Champions League, duke lënë pas Mbappen, që ka 33 gola, dhe Haalandin me 26.
Një tjetër paraqitje me gol ndaj Atletico Madridit do ta afronte edhe më shumë me një rekord që mban emrin e Cristiano Ronaldos. /Zëri