Zhegrova falënderon tifozët: Le të ecim përpara të gjithë së bashku

Zhegrova falënderon tifozët: Le të ecim përpara të gjithë së bashku

Sport November 02, 2026 - 11:54

Edon Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas fitores së rëndësishme të skuadrës së tij, duke e cilësuar atë si një sukses të veçantë në një ditë speciale për klubin bardhezi, i cili e festoi dje ditëlindjen.

Futbollisti kosovar ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht në momentet e vështira, kur skuadra ka më së shumti nevojë për ta.

“Një fitore e rëndësishme në një ditë të veçantë për këtë klub. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme edhe në kohë të vështira kur kemi më shumë nevojë për ju. Le të ecim përpara të gjithë së bashku”, shkroi Zhegrova. /Zëri