Flick mbledh Barcelonën rreth një barbecue, synon të largojë krizën pas dy humbjeve
Hansi Flick ka organizuar një barbecue me futbollistët dhe stafin e Barcelonës, në përpjekje për të rikthyer unitetin dhe për të lënë pas dy humbjet e fundit ndaj Paris Saint-Germainit (4-2) dhe Real Madridit (2-1).
Sipas “Tuttomercatoweb”, takimi u shfrytëzua edhe për të diskutuar hapur problemet e skuadrës.
Raphinha dhe liderë të tjerë morën fjalën për të motivuar bashkëlojtarët, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua dobësive në mbrojtje, rënies së intensitetit në presing dhe gabimeve gjatë ndërtimit të lojës.
Flick synon që këto disfata të mos ndikojnë më tej në atmosferën e ekipit. Në Barcelonë besojnë ende te potenciali i skuadrës dhe objektivat për trofe, por përgjigjja duhet të vijë në fushë.
Ndeshjet e ardhshme ndaj Alavesit, Aston Villas dhe Atletico Madridit do të tregojnë nëse katalanasit janë gati të reagojnë dhe të rikthehen te rezultatet pozitive. /Zëri