Mendoi që do të kthehej në shtëpi me Topin e Artë, Yamali përfundoi në McDonald’s me të dashurën pas ceremonisë
Sport
October 29, 2026 - 11:53
Lamine Yamal e kishte kuptuar se Harry Kane do të fitonte Topin e Artë, pasi kishte parë delegacionin e madh të Bayern Munichut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Londër.
Sipas mediumit katalunas “Sport”, ylli i Barcelonës e kishte pranuar rezultatin me sportivitet, pavarësisht pritshmërive për ta fituar çmimin prestigjioz.
Por ajo që e bën edhe më interesante mbrëmjen e talentit spanjoll, është ajo që ndodhi pas ceremonisë.
Yamali ishte kthyer fillimisht në hotel, përpara se të dilte me të dashurën e tij në McDonald’s, ku kaloi pjesën tjetër të mbrëmjes.
Kështu, pas një ceremonie ku pritej të triumfonte, ylli i Barcelonës e përfundoi natën me një vizitë në restorantin e njohur të ushqimit të shpejtë.